Parajsa dimërore – Ildije Xhemali
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Parajsa dimërore
U ndjeva sikur nga ajri zbrita
Për t’mos ndotur atë bardhësi
Tej e mban nën këmbët tona
Shtron bora me hijeshi
Duket sikur dimri kët ‘ herë
Me bollëk fton në gosti
Pemët hedhur gëzofin e bardhë
Stoli drunjtë s’ndjen jo vetmi
Diku dëgjohet cicërim e rrallë
Oh mali, fusha me ç’hijeshi
Qielli toka janë në paqe
Marrin, jappin dashuri
Mantel i bardhë qetësie
S’ka shtërngata, s’ka stuhi
Ndjenja e ngrohtë më mbështjell
Dhe pse jashtë jam në acar
Zëri humbet, Ikën tretet
Pëjetoj kët’ bukuri të rrallë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com