Poezi – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
POEZI
Je hyjneshë e fjalës e vargut kryenec
Si një livadh i bleruar me lule plagëza
Që shëron shpirtin e të dashuruarve
Cuditërish ke ditën e lindjes së luleve
Të pranverës
Që buzëqesh me diellin në agim
Tek ti bëhen poezi të pastrehët
Skamnorët
Punëtorë krahu që ecin me komoditet
Nëpër qytete të gurta
Me ëndrra në krah
Njerëz
Që ngrejnë zërin nëpër dritare
Kur nata zbret qyteteve
Për një ditë me Shpresë
Poezi…
21.3.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com