August 10, 2024

Ç’të të them moj poezi – Muhedin Mahilaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ç’TË TË THEM MOJ POEZI

Ç’të rë them moj poezi
Nē ditën tënde të shënuar
Njerëzimin e ka mbyt trishimi
Mbetën brënda të ngujuar

Ç’të të them moj poezi
Sot në shekullin njëzet e nji
Mbetëm mbyllur në shtëpi
Ç’ paska qën kjo llaftari

Ç’të të them moj poezi
Lotët spaskan të ndaluar
Ku ta ngjyej këtë penë
Lotët sytē , m’kan pervēluar

Ç’të të them moj poezi
Kënga rrjedh duke rënkuar
Dallgë mbi dallgë si dallgë deti
Përmbi detin e hutuar

Ç’të të them moj poezi
Nga na erdhi taksirati
A mos vall e prumë vetë ?
Nga Perendia askush se pati

Ç’te të them moj poezi
Tmerin që shkon njerëzia?
Perëndin kemi të parë
Na marrtë hakun Perëndia

M. Mahilaj 21 03 2020
Vlorë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com