Lexues i heshtur – Ildije Xhemali
LEXUES i heshtur
Litari po mblidhet, nëna po plaket
Shpejt a vonë mbyllen kapaqet
Nuk ka librezë (bankare) a pasuri
Por ca fjalë të urta e ca poezi
Margaritar’ s’jan’ vargjet e mi
Bëhen të tillë kur janë për Ty
Dashurinë falur sa pate mund’si
Pendime, BIR, kurrë mos ki
Shpesh dëshiroj të flas me time më
Dhe Ti do t’përjetosh t’njëjtën gjë
Ajo m’i thjeshtoi vështirësit’ mua
U mundova të t’i lehtësoj të tuat
I lodhur, munduar si kalorës jete
Peshën e dhimbjes mos mba mbi vete
Hidhe mbas shpine, gëxoje jetën
Gëzo familjen, si nektari bletën
Me syrin e zemrës e kokën e thinjur
Do shuash mallin në vargun e thurur
Herë shkruar shpejt a me kujdes
LEXUES i heshtur, gjith’ sy e vesh.
Poezi e përmbledhjes poetike “Lule mbi thinja”