August 12, 2024

Mos më quani poet – Fatime Kalimashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Me këtë poezi po e mbyll edhe javën.
Shihemi vikendin tjetër.

MOS MË QUANI POET

Mos më quani poet
Mos më shtini në siklet
Aman poet mos më quani
Me vargjet e mia etjen shuani

Sot të gjithë u bëmë poetë
Kush ngadal e kush më shpejt
Shkruajnë ëndrra e kopalla
Ca për molla e ca për dardha

Nëpër vargje flet imagjinata
Filozofi e fjalë të thata
Disa shkrujnë si flenë në gjum
Thotë i mirë n’vargje jam unë

Libri im ka shumë faqe
Mbushur fletat me vargje
Sikur ju s’i them vetit unë
Librin e dikujt e lexoj në gjum

Sot a nesër keni për t’u penduar
E keni humbur rrugën e uruar
I shkreti poet se ç’na paska thënë
Në jetën e tij nam paska lënë

Krejt çka paska shkruar vet i ka lexuar
Dhe prapë i shkreti nuk është penduar
Se jetën e poetit nuk e ka kuptuar
Me vargjet e tij gjithçka ka ëndërruar

Aman mos me quani poet
Se me shtini n’borxh e n’dert
S’di ç’t’i them të mjerit milet
Librin im të mos mbetet shkret

Nëpër zjarr e nëpër prush
Veç këtë ëndërr me përmbush
E t’iu them se poeti
Nuk shkruan veç vargje qejfi

Nuk po fle natën në gjum
Jetës vet për m’i dhënë fund
Flen me laps e me letër
Hulumton te vendi tjetër

Kush na del njeri i mirë
Kush mallkon tuj ba sehire
Kush na qesh për sy e faqe
Shpirtin dreq fytyrën melaqe

Veç një herë kur sytë i lëshoj
Çka ka brenda i lexoj
Tjetër herë në sy nuk vjen
Se ka frikë askund s’ka vend

Perball meje nuk ka fytyrë
Se poeti sheh pa pasqyrë
Nuk i thonë poet së koti
Dhuntinë ia dha Zoti

Aman mos më quani poet
Se po ndihem shumë në siklet
Filozofi nuk dua të shes
Për poetin vargu është shpresë

Fatime Kalimashi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com