August 7, 2024

S’ të thashë dot dy fjalë – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

STË THASHË DOT DY FJALË

S’ të thashë dot dy fjalë
S’ të mora ndër krahë
Dhe pse kisha aq mall
Si me dëborën e parë…

S’ ta thashë sa të dua
Ike shpejt si një flutur
Ndjenjave përhumba
Si një Kupid i mundur…

Po treten me mjegullën
Sytë dhe flokët e tua
S’të thashë dot dy fjalë
S’ të thashë sa të dua…

Po tretem me vesën
Tjetërkund do lind
Si krehër për flokët e tu
E syve tu bej dritë.

S’ ta thashë sa të dua
Dashuria s’thuhet me fjalë
Murit me kokë i gjuaj
Që s’ munda të të mbaj…

27- 1- 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com