August 7, 2024

E bukur si një perlë – Fatime Kalimashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E BUKUR SI NJË PERLË

E bukur si një zanë mali
Me shpirt të pastër kristali
Perlë në oqeanin e fundosur
Në zemër durimin e pasosur

Gjithçka kishte të kristalizuar
Sytë i shkëlqenin si një magji
Sikur të ishte e pikturuar
Me ngjyra uji për mrekulli

Gojë të bukur buzë petale
Si një trëndafil aromë e saj
Në buzëqeshje engjëlli ngjante
Shpirtin tim në duar ma mbante

FK
27.3.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com