August 5, 2024

Erdhën të më vrasin në shpirt – Sadie Kryeziu Dija

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SADIE KRYEZIU DIJA

ERDHEN TE ME VRASIN NË SHPIRT

Një fjalë e zezë, me erdhi sikur vetëtimë
Besimin t’ma vrasin mu këtu në shpirt
Në këtë botë mizore, ata njerëz të ligë
Që dyshime sjellin për njerëzit e mirë.

Kudo që të shkoj, kudo që të rri
Do të marrë më vetë, vetëm mirësi
Më mirë sa më larg që t’jetoj rehat
Se kjo botë e rremë vetëm helem ka.

Harrojn, se atje lartë është një ZOT I MADHE
I cili na sheh, edhe na degjonë
Se çdo fjalë të rrëmë, edhe çdo intrige
Ai st’i pranon, se i di shumë mirë.

Hyra e sinqertë në vallen e dasmës
Që të marrë më vete Kuroren e Parajses
Aty më ndaluan, ata njerëz të ligë
Këtu nuk ka vend, për njerëz të mirë.

Ashtu e heshtur dola nga kjo valle
Që t’qetësohet bota e t’mos ketë telashe.

Me vetë mora, vetëm një laps
Që t’më qetësoj, e më të te flas
Aty më ndaloi ai zë i ëmbël sinqeriteti-familja
Vazhdo rrugën e nisur të NENE TEREZES
Se ti je, bija e saj, që sjell PAQE E URATE…

Ata njerëz të ligë,
Ato bubullima,
Do i vras bota,
Po si mbyti frika…

24/01/2011

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com