August 7, 2024

Ëngjëj apo djaj…!? – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ËNGJËJ APO DJAJ…!?
********************
Takojmë udhës jetë
çfaqur nëpër stinë..!!
Por këtij Coronavirusi
si i vihet emri,
vjen nga Zoti,
apo nga duar të pista, djallëzore
Që kërkojnë të shfarosin popullsinë….!?

Na solle në jetë o Zoti im
dritën lëshove udhëve tona..
Me njerëz të tjerë u njohëm,
duke ju falur mirësinë..
Shpirti ynë njerëzor, pësoj zhgënjime
nga vetja apo djalli, hyrë jetës sonë..
Shikoj qetësinë e shpirtit,
si hije e padukshme,
larguar humnerash, pa fund..
Shtrij gjymtyrët e trupit, të drobitur
mbi fushat e mbjella, gjysëm të zbrazura,
nga mendimet zënë vënd..
Kur egoja sulmon pavetdijen,
si kafshë e largëta prehistorike..
Të jetë djalli brenda nesh,
zvaritet në konturet ujore të trupit..!?
Duke krijuar një mjegull mbytëse,
kësaj stine
me jargët nxjerrë goje,
si leshterikët vijnë në breg
nga dallgët e detit..
Hedh zjarr si një kuçedër,
tek familjet tona, të mos konsolidohen
dhe të gëzojnë jetën,
por të ndahen nga hije dyshimesh,
ta bëjnë jetën, një mister të vërtetë..
Por fjala e Zotit, zbritur si yjet në tokë,
ndriçon shpirtin tonë, larguar nga vehtja,
Vellon e misterit,
ku na kish drejtuar djalli..
Ndjehem se jam tërhequr, nga një humnerë,
dhe kam mbijetuar, një udhe skëterë
të jem një banor i lirë, kësaj toke..
Vetëm kam frikë,
nga duar të tjera djallëzore
Mos më tërheqin drejt mëkatit,
duke më gjetur të drobitur
lodhur nga vitet, mbartur mbi shpinë..
Por kësaj pandemie, erdhur si furtunë
çfaqur këtij globi si një stuhi
kërcënon natyrën dhe popullsinë
marrë jetë njerzish, në pafajsi..
Të jetë një shkatërim, erdhur rastësisht
apo dora e djallit, kërcënon planetin..
Kujt duhet ti rruhemi, o njerëz të mirë
Ajrit pa formë dhe ngjyrë..!?
Mbyllja në guaskën tonë, brenda shtëpive
si zogu pret ditët të dalë, të shohë dritën e diellit,
shpresojmë të jemi të lirë..!!
Unë do jem zgjuar nga gjumi letargjik
larguar dimrin e egër plak
Me qetësi, duke eleminuar vrasjen,
nga virusi bakteriologjik
…..apo dështimi im fatal…
Këmbët e mia do njohin,
të ecin vetëm në udhën e drejtë të Zotit..
Krijuesit tonë, ndriçuar këtë jetë…!!

Floriri Z Petra
New Jeresy, USA
March 29th, 2020…
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com