Miku im i një jete…- Zihni Ndregjoni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MIKU IM I NJË JETE….!!
Kam ecur ç’do dite me diellin.
Jemi ndare,kur ka perenduar.!
E kam pritur gjithe mengjezet.
Me deshire,per ta takuar.!
Kur rete ma kan zene.
Ju vrafte zoti , i kam nëmë.!
Me inate i kam pare.
Cope cope, jane çare.!
Kur ai koken e nxorri.
Isha ulur ,te oborri.!
Dridhesha ,kisha merdhire.
Te ngroh une,tha,t’ndjehesh mire.!
Gjithmone e kam uruar.
E kam quajtur, te bekuar.!
Iu luta me dha bes.
T’me percjell dhe kur te vdes….!!
Miku im i nje jete.
Veç me ngrohe,pa te dhënë.!
Edhe me ty do te ndahem.
Ate ditë retë,mos t’ te zënë…!!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com