August 7, 2024

Vërtet ndjehesh njeri – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VËRTET NDJEHESH NJERI
Kur jeton në një bashkësi..!!
Janë ndjenjat e pastra
Lindur në shpirt e zemër
Sfidojnë çdo largësi..!!

U zgjova këtij mëngjesi, të lagur
natës frynte erë e marrë
Dita ishte duke u zbardhur,
kishte rrënë goxha shi,
më zërin e trishtë, më thatë..
Më besoni, është stinë pranvere
mos lotojnë dhe sytë e mi,
kur shpirti ndjen alergji..!?
Dhëmbi kur dhemb, atje vete gjuha
të gjithë këtë fort mirë e dinë,
se gjuha ngelet e lagur në gojë
kur flasim e kuvendojmë
Asnjëherë ajo nuk thahet
këtë vallë e besojmë..!?
Para se fjalën ta nxjerrim, nga goja
Mendoje mirë o njeri,
çfarë pasoja do sjellim..
Se fjala është e butë, si pambuk,
por të vret, më shumë se një plumb..
Plaga të hapet në trup,
ditët s’mund të fshehin, dhimbjen
kur plaga ka lënë gjurmë
tek një shpirt i lënduar,
kohës ngelur i harruar
shërimin nuk u sjell njerzve,
dhe tu buzëqeshësh çdo ditë
Errësira e natës me heshtjen
i bën sytë të lotojnë,
çdo fillim i bukur, e ka një fund..
Me jetën nuk luhet, si ushtarë
në fushën e shahut..
Eh, kështu më thua
stinë pranvere ka filluar
si për ty e për mua..!!
Njeriu me kohën jeton
në çdo moment, ndryshimet i ndjen
Kur bie shi, këtë e di, të.pëlqen
janë lotët e shpirtit tim..
Ngushëllimin si shpëtim
tek fjala e ëmbël e gjen..!!
Dhuroni o njerëz botës mbarë
Paqe, dashuri e mirësi
largoni shpirtit të dremitur
cmirën dhe xhelozi,
Jeta do marrë kuptim të ri..!!
O ëndër që më mban fjetur
shtratit të kopshtit, plot lule
Mos ju tremb kësaj jete
kur në prova u vure,
asnjë çast su përkule..
Je shpirt që frymon
brenda qënies sime jeton
Mos më mungo, të lutem jo, jo..
Kur të lindin agimet e reja
dua tu shoh, syrin si shkëlqen
Kur shpirtit si reze drite mi vjen
Zërin e ëmbël, me kënaqësi tu dëgjoj
Kur them kështu , më beson,
nuk po gaboj..
Në një miqësi, egziston
një unitet mendimi
Sinqeriteti sjell besueshmëri
Kur jeton në bashkësi
Vërtet ndjehesh, njeri…!!
Kjo të gjithë, vallë i gëzon..!?

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
March 20th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com