Pranverë – Suzana Alimani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pranverë
Më lër lëndinash të harlisem
si kalë, si bletë ose si flutur
aromë shpërndarē nga fllad’i erës
si një petal lulesh këputur
Më lër të joshem gjelbërimit
dhe kaltērsisë të mbytem lehtë
nën re të prehem si në shtretër
të fle, të zgjohem, të ngrihem vetë.
Më lër natyrës ta humb ditën
pastaj u kthefsha mbushur nektar
mjaltit u tretsha me ëmbëlsirën
ose lëndinash më hidh si farë.
Pranverës tjetër eja dhe ti
ndër plisa toke rrënjët thelloi
në kaloftë pari ndonjë fëmijë
nën hijen tënde le të pushojë
Më lër lëndinash të harlisem
e rrëzë kodre rrënjosu ti
parajsën ne e kemi brënda,
në gjeth, në deje, në pak liri…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com