August 3, 2024

Perëndeshë e shekujve ti o nëna shqiperi – Sadie Kryeziu Dija

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PERËNDESHË E SHEKUJVE TI O NËNA SHQIPËRI

Sot jemi nisur të vijmë tek Ti,
Me vello të bardha kuq e zi,
Si nuse të stolisura perëndësha bukurie,
Jemi nisur të vijmë tek TI SHQIPËRI O NËNA IME…!
Me flamur e ushtri,
me bukë kripë e zemër,
Si Shqiponja mbi fole,
Marshojmë …
Për ta ngrohur atë plagën e vjetër kuq e zi,
Marshojmë…
Për ta ngrohur plagën e re të tokës e qiellit,
Marshojmë kuq e zi me lotin e detit…
Për të shtrënguar e mbajtur në gji,
ashtu sikur JU… dikur kur Ne ishim fëmijë….
Të dëbuar e pa shtëpi…

Sot unë bija jote e biri yt Kosova,
kemi ardhur të këndojm këngën e pakënduar të shekjuve,
të këndojm apo të vajtojm së bashku këngën e Nëntorit…,
me djepin e lotin e dhimbshem të shqiponjës!
Sa shumë plagë ,sa shumë lotë, sa shumë vuajtje të përbashkëta që kemi…
… një gjuhë e një Flamur,
kemi një gjakë e një komb të pandarë,
NE kemi mbijetuar nëpër tragjedi të mëdha…
por kemi Rilindur e Rilindur përsëri
NËNËN E MADHE PERËNDESHËN SHQIPËRI!

DIJA SADIE KRYEZIU
28/11/2019 LONDËR

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com