Çamëri, Tokë e bekuar – Gonxhe Letmi Begisholli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ÇAMERI, TOKE E BEKUAR
Në muajin e mjaltit siç i thonë
tesha Prevezë,Lefkadë,gaz e lot
rizgjohen kujtimet përrallore
tokë e bekuar-Camëria,gjëmon!
Unë arvanitase,lind jam n´Camëri
të preka plagën,me mallin e zjarrtë
flokun ngjyrë gështenjë,arom´Arbëri
folëm,qamë e qeshëm,deri në mesnatë!
Bukurinë e zgjimit urova me lot n´sy
tabllot e vuajtjes shpalos historia
për tokën tonë,digjem mbyllë në dry
fjalën shqipe,përkëdhel sot breznia!
Camëri,…o Tokë e bekuar
fis as gjen s´ska për të harruar!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com