August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË MOSHUARIT

Për një kohë
qeshin e qajnë…

jetën e shohin
sot për nesër

mes kujtimeve me ngjyra
mes të dikurshmes dhe të sotmes
me (pa) shpresë jetojnë

të pasur apo të varfër
të vetëm apo me shoqëri
vitet u peshojnë rëndë

kur ankthi i mbërthen
dyshimi i bren
edhe sa mbrëmje i errin
e sa mëngjese i çelin?!

g.l.b

Gonxhe Letmi Begisholli
Nga libri me poezi”Shprushje kujtimesh”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com