August 7, 2024

O Shqiperi, o e shtrenjta ime…! – Lumturi Lume Plaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

O SHQIPERI, O E SHTRENJTA IME!!!

Nëma dorën o Itali,
jam unë Shqipëria e vogël, shumë e lashtë,
dhe se Evropa më la jasht.
Afromë kokën, të të vë dorën përmbi ballë,
me forcë shqipje, të vras helmin, që hap plagë

Dhe se jam një vend i vogël, fukara e me plot plagë,
erdha të të gjëndem pranë,
e këtë bish,që pret si brisk, ta vrasim të gjithë bashkë

Të dërgova tridhjet ëngjëj, vajza e djem,
që e dinë se atje, ku shkojnë është vullkan,
përvëlim,që zien llavë
shqipja ju ka dhene kurajon edhe forcën,
të të bëhen shpëtimtar

Nëma dorën Itali…
Jam një popull brez pas brezi me traditë,
nuk harroj të mirën e bërë,
gjëndem pranë si vllai për vllain,
e me mikun,copëzën e bukës bashkë e ndajmë

Shqiperi, o e shtrenjta ime,
o e vogla e zemer madhe,
o krenare, o mirenjohese e bujare!
Ngjite lartë prej gjirit tënd tridhjet bij,
këmish bardhët sot heronj e heronia,
shpirt human, Italisë ti dalin krah.
Ruaj Zot, mbaj në krahëror, shtoju jetën bijve tonë,
e të kthehen në atdhe, fitimtar e shëndet plotë!
Bija jote Lumja!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com