August 10, 2024

Kështu ndodh në një dashuri – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KËSHTU NDODH …
…. NË NJË DASHURI..
KUR E VRASIN, GOJËT E LIGA..
Ikën sa më larg, për tu harruar
me sy nuk shihesh,
një mall të gryen, për tu kujtuar
Ngelesh në telefon duke folur
Netëve qëndron zgjuar
mes ëndrash si e dehur…!!

Ah moj mike ,
çfarë të lexosh apo të shikosh
në këtë dynja..
Kur vargjet e shkrojtura
nga poetë, sjellin dhimbje,
për të shtrenjtën dashuri
Dy zemra që duhen, fort
nuk mbahen të lidhura
si lopët në grazhd,
kur nuk rrahin tok..
Është me zor ti mbash
në një të vetme..
Dashuritë e mëdha,
lindur me një bazë njohje,
rriten çdo ditë e më shumë
Kohës së bashku jetojnë,
dallgët dhe stuhitë, përballojnë
kur jeta çdo ditë na i sjell.
Kalojnë caqet e durimit
për njëra tjetrën, janë pranverë.
Kurse ato dashuri,
që lindin, si rezja e diellit
me shikim të parë
apo rastësia i sjell pranë
siç shkrepëtin një rrufe…
Më parë do të shuhen
se të vazhdojnë udhën jetë
Si pluhurin e kohës, merr me vehte
e tret një shtërngatë,
nuk e le të ngelet mbi dhe..
Zemra zemrën e kërkon
kur për tjetrën ajo mendon
Të rrojnë së bashku në përjetësi
por në dashuri lind një xhelozi
Sa e shkatëron
duke e çuar në tradhëti..
Janë gojët e liga, thash e themet
që rrëzojnë kalanë..
Si lisin shekullor,
nuk e rrëzon sopata e druvarit
por krimbi i hyn në palcë
duke e gryer çdo ditë, ngadal
sa e shikon të shtrihet në tokë
Ashtu vepron xhelozia
tek një dashuri
Sa nuk e lejon, të frymojë e lirë
por e shkatëron e çon në tradhëti..
Sado të sjellin ndjesi,
vargjet e përcjella nga poetët
Zemrat po u thyen,
ndoshta dhe nga një fjalë
s’mund të ngjiten
ngjasojnë me një gotë kristal..
Nëse do ti mbledhësh coprat e thyera
do ngelen të tjera të humbura
nuk e ngjit përsëri,
të marrë formën si më parë
Kështu ndodh në një dashuri
Kur e vrasin gojët e liga…!?
Merr arratinë për të mos u parë..!!

Floriri Z Petra
New Jersey, USA
March 31st, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com