Për të tjerët vesh pantallona – Lindita Kurti Mema
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Për të tjerët vesh pantallona.
Nga sjellja jote, jam indinjuar
nga pasiguria po më lëndon
njëherë në jetë, kam dashuruar
për të tjerët, vesh pantallon
Nga sjellja jote, jam indinjuar
nga mosbesimi po më vret
njëherë në jetë kam dashuruar
ai je ti, që më jep jete
Nga sjellja jote jam indinjuar
do doja shumë, të ndryshosh
dashurine për të shijuar
se jeta iken, e na shkon bosh
Egoizmi tek ty, është rritur shume
po dhe tek unë gjithashtu
me lot në sy, derdhur si lume
një Dashuri vrasim kështu.
L. K. Mema
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com