August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DUA

Dramat e mia
S’ prekin më askënd.
Homeri plak
I vetmi mes njerëzve
Sheh plagët e mia
Që janë dhe puçrrat
E kohës sime.
Lajmet e fundit
Atij do t’ia shpie.

Dua të shkoj të fle
Në stolin e Pasolinit.
Të shoh bukurinë e nënës së tij,
T’ia them vjershat e të birit.
Të eci nëpër rrugët e Romës,
Bashkë me një korb vetmitar.
Ka mbërthyer në sqep hënën
Në dashuri të marrë.
Të jem një ciklon dimërak
Që del nga pikturat e Racinos,
Që zbutet sapo përqafon
Sytë bredharakë të maceve.
Dua të jem si Seneka plak
T’ia verboj dimrin shpirtit…

Dua të jem i lirë…
A ndodhet diku vallë
Një vend i tillë lirie?
Me krahët hapur,
Drejt pafundësive,
Vetëm në zemrën time.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com