Rita (dy vjeç, njëra nga 1666 femijët e masakruar nga Serbia e Vuçiçit) – Shqipe Bytyqi
UVE QË DONI TË AMNESTONI SERBINË!
Sot bëhen 21 vjet nga masakra e Gjakoves, ku forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 21 femijë dhe gra! Rita Vejsa, dy vjeç njëra nga 1666 femijët e masakruar nga Serbia e Vuçiçit
RITA
Ajo flen nën gurin e ftohtë të emrit
bashkë me t’amën Tringen
bashkë me gjyshen, vëllain, motrat
bashkë me njëzet plisëbardhë tjerë
ajo flen n‘at djepin e mermertë e t‘heshtur
une i pashë hapin rafal-serbi prerë
hapin që sapo kishte mësuar të hedhë
Ajo
atë natë
kur e vranë
dy pranvera kishte mbushë
I preka ditëlindjen e dytë
martires vockërr të lirisë
ajo ma njohu prekjen
edhe gurët e varrit qajtën
mbi ëndrrat e gërshetave
dhe plisave të vrarë
Shqipe Bytyqi nga antologjia DRITE MBI PLAGE, Qendra „GJENOCIDI NĖ KOSOVĖ-PLAGË E HAPUR“