Ka vite – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KA VITE
Që të ndajnë e të copëtojnē
Nëpër tavolina evropiane
Aty
Ku derdhet shampanjë
Nëpër hartën tënde
Po Ti ke mbetur
Statujë midis erërave
Që fryjnë çdo ditë
Në këtë biografi të dhimbjes
Ka vite
Që mbi këtë qytet
S’dëgjoj cicërimë zogjsh
As të rinj
Që puthën nëpër rrugica
Ka vite
Që s’e njoh as veten time!
3.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com