Poeti – Rifat Ismaili
POETI
Poeti është si Ylli i mëngjesit
Kur nata shuhet, ai ende ndriçon
Si një këmbanë e shpresës!
Poeti është ëndrra e rizgjimit
Një kurorë drite që të mbështjell me besim
Dhe të thërret të ngrihesh hov.
Poeti është,
Vesa që përkëdhel gonxhet e porsaçela
U jep frymë perëndie,i bekon,
Si një nënë që ngre birin në këmbë
Të hedhë mes luhatjesh hapat e parē të jetës.
Poeti është Fjalë. Është Tingull
Kapur dorë për dore me Shqisat
Në valle të shenjtë mes yjesh e engjëjsh.
Poeti është dora që të ngre kur rrëzohesh
Lot i nxehtë mbi faqen tënde
Dëshire zemres se përflakur,
Fole në trurin tënd
Një hark hyjnor
Që shigjeton me vetëtima dashurie…
Poeti është gurgullima e përroit stërgjyshor
Rojtar drite i thesareve të së shkuarës
Endet ngado nëpër ajër me skeptër në dorë
Si Zeus kundër padrejtësive dhe dhunës.
Poeti nuk është kurrë humbës
Si Feniksi nga hiri i vet rizgjohet
Nga lufta me errësirën dhe të keqen
Nuk trembet
Fluturon ngadhnjimtar si shqipja mes shqotash!
Spotorno 7- 2- 2020