Virus i keq dhe tinzar – Vangjel Nasi
VIRUS I KEQ DHE TINZAR
Ku je fshehur o tinzar ,
Frike prej teje, njerzit kane marre,
Dhe ty , frika te ka zene,
Ti ,qe cmende boten e tere .
Doren kam frike, qe ta jap,
Sepse semundje T’i perhap .
Te flas me Ty ,eshte pak ,
Se kerkon ,te hysh ne cdo prak.
Ke peshtyre dynjan e tere ,
Kur puthja me pare ,
Me pelqente ta rrembeja,
E shijoja me deshire .
Tani kufij jetes i ke shtrire ,
Mbolle kudo erresire .
Kam frike jashte, nje ore kur shkoj ,
Blej ushqime, qe te rroj,
Njerezve te mij po u largohem ,
Nuk e di nga kush, te mbrohem.
Ti virus vertet nuk dukesh ,
Fshehur rri , edhe strukesh .
Ti shok, sdo jesh me mua,
Te luftoj , te marr gjak ne thua.
Me trego kush te mbolli e te formoi,
Ne cdo vend te botes ,te coi…!?
Faren kush e pergatiti ,
Duart lart , botes ja ngriti.
Po te flas , por ti s’ meriton,
Te jesh me ,ne jeten ton.
Brenda shpise i merakosur, Nuk di cfare, ke vendosur,
Me ke bere, si te marrosur .
Kurajo vetes i jap ,
Virus friken edhe pse ta kem ,
S’ do te le, te kthehesh prap,
Boll frike tek ne mbolle,
Vrave njerez , boten lakmove ,
Virus jeten shkaterrove .
Zotin vertet e ke merzitur,
Gropen te ka pregatitur,
Mekat.. boten ke cuditur,
Porsi djalli ,zemerligu,
Fundin tend nje dite do shpallim,
Zoti njerzit do ti fali ,
Hapin tend do ta ndali,
Qe ne viruset mos na kapin.
VANGJEL NASI
4 Prill 2020