Si në Korçë, një serenatë – Shkëlqim Ziraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
“Si në Korçë, një serenatë”
Pranë shtëpisë kur të shkova,
atë mbrëmje të bukur, natë,
më erdh’ inat që s’të këndova,
si në Korçë, një serenatë.
Ti të dilje në ballkon,
hedhur supeve flokët e gjatë,
ëngjëllore si gjithmonë,
frymëzim për serenatë.
Nëse s’do kisha kitarë,
Do i këpisja telat zemrës,
nëpër gishta ti lidhja radhë,
që ti bëja muzikën këngës.
Dhe rrugicat do të zgjoheshin,
nga e imja, serenatë,
trupin fjalët do ta ngrohnin,
nën mantelin e mëndafshtë.
Në ballkon dil dhe më prit,
kur të më bjerë rruga prapë,
do këndoj për ty me shpirt,
si në Korçë, një serenatë.
Shkëlqim Ziraj
Greqi. 01.04.2019
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com