A thuhet me fjalë…! – Floriri Z Petra
☆ A THUHET ME FJALË ☆
Ajo që ndjen për mua,
kur luaje me kitarë..!?
Nëse më respekton, një herë,
më tepër do të dua…!!
O ëndra ime fjetur, netëve me hënë
Dua të më zërë gjumi, krahëve të tua
Bregut të detit, me dallgë, sa herë kemi ecur
në një cep jemi ulur, duart në qafë hedhur
të dy gushe, përqafuar..
Shihnim dallgët si vinin, me rrëmbim
Rërës së thatë lëshonin, një zhurmë
shkumën e kripur me nxitim.
Pranë meje ndjeheshe e lirë, si princeshë
më shumë kishe siguri, kur valët të përkundin
në djepin dashuri..
Erërat erdhur nga deti mbremjeve,
mos na ndanin, nga ëndrat e bukura
përjetuam shtratit jetë, të dy..
Si varkë me vela, lëkundur
me detin në vite jemi kalitur
mes dallgësh e stuhi, përballur
dashurinë në zemër, kemi rritur
shpirtit të pastër, për ta mbajtur.
Ne detin e dashurise, jemi me shpirt e zemër
si fëmijë të sapo rritur, nuk njohim fare djallezi
Me sinqeritet të thotë, kjo zemra ime
Kemi per të gezuar, çaste magjie
zemrave të lënduara, nga jeta
stinëve torturuar, tu largojmë dhimbjen..
Duke ditur vlerat e shpirtit,
kur zihemi kot, nga një keqkuptim
Nuk duhet të xhelozojmë
as njëri tjetrin ta paragjykojmë
ndjenjën e dashurise, si zjarr i pashuar
brenda vehtes e ndjejmë të dy
Rrugës jetë sa kemi për të ecur..
A thuhet me fjalë,
ajo që ndjen për mua
sa me do, apo të dua
Thonë tregohet me vepra
kur kohës ka mbijetuar..!?
Le ti kalojmë këto ditë ngujuar në shtëpi.
Ti shpëtojmë virusit vdekje prurës
Si unë ti dhe çdo njeri..
Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
April 4th, 2019
Të drejtat e autorit rezervuar..