August 9, 2024

Një sirenë dashurova – Natasha Ilia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJË SIRENË DASHUROVA

Si në ëndrra u gjenda pranë
Ëmbël zëri magji më tërhoqi
Vezullim dritash në sy më ranë
Shpirtin diçka e panjohur dogji

Si flakë vullkan si llavë e zjarrtë
Më tërhiqte drejt thellësive ujore
U ndjeva si një princ në përrallë
Flokë gjatë si ujëvara kristalore

U ndjeva i hipnotizuar e ngushtë
Putha buzën mishtore të butë
I ndrinin sytë si qelq i xhamtë
Buzët i pikonin mjaltë

Çuditërisht u ndjeva i magjepsur
Doja zgjim nga makthi i fjetjes
Me puthje më kishte trullosur
Këputa prangat e buzëqeshjes..

Përgjërohej vajza peshk sirenë
Ngashërehej më donte pranë
Simotrat e saj këndonin në breg
Sy përlotur na magjia kisha dalë.

N@t@sh@ Ili@ Greece

E drejta e autores e rezervuar!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com