Unë dhe mbesa…tok – Hasan Qyqalla
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
UNË DHE MBESA,…TOK
-mbesës Loranës-
E imja mbesë Lorana, e dashur moj, haj
të ngacmoja të të nxjerrë në sy lotin
më pëlqenin buzët kur zhgrehesh në vaj
Diell dhe shi, tok e bëjmë motin…!
Sa të vëjë në prehër m‘ flladitë shpirtin
sa bëhem kalama si Gjyshi për Mbesë
kur të vesha kostumet e mundim mitin
me vallen e shqipeve ngrihemi si këndes
sa herë takohemi saldohemi në shpirtë
unë të flas sa shumë ti heshtur ga-ga-të
mallin dot s‘e matëm me natë as ditë
sa të kthej shpinën seç ndjehem i ngratë.
Hasan Qyqalla
14.09.2015 ·
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com