August 7, 2024

Vjen një kohë e të harrojnë dhe ëndrrat – Sabit Rustemi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Premierë mesnate …

VJEN NJË KOHË E TË HARROJNË DHE ËNDRRAT

Ëndrrat ende pa i hapur mirë sytë
Fluturojnë tutje

Si valët e detit tërhiqen thellësive
dhe kthehen pastaj
nëpër sytë e të tjerëve pyesin
ku mbete

Në një tjetër ëndërr provon për t’hyrë

Mëdyshesh për pak
e nuk nisesh

Veten e mat e kohën
për të satën herë
mbath e zbath këpucët

Një guralec
fshehur mes gishtash
nuk të lë të qetë

Hapësirës së prushtë
gjurmët e harruara të puthjeve
mbledh
e nuk më sheh se si digjem
nën këmbët tua

Shpërgjumu më në fund
se vjen një kohë
e të harrojnë dhe andrrat
përveç meje

( 30 Mars 2020 )

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com