August 18, 2024

Gonxhe e sapo çelur të mbetet dashuria – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gonxhe e sapo çelur
të mbetet dashuria
**************************
Kopshtin me lule e përshkoj me lotë ngjyrash
Në emrin tënd dashuri .
I prek me dorë një nga një ,
prej tyre pres një fjalë të ngrohtë .
Fjalën e dal shpirtit,^ të dua .”..
“Të dua”të më thonë të gjitha lulet
këtë ditë të bukur Shën Valentin.

Sa herë me sy të më kërkoni,
aty pranë jush do jem e përkulur,
me shpejtësinë e erës rrëmbyer .
Një përqafim do jap me çiltërsi,
një buzëqeshje dua në këmbim ,
dhe gjithë bota është e imja .

Me penel dhe ngjyrat e dashurisë ,
do lyej qiellin blu në ngjyra jete,
Në gjyra dashurie të flakëruar .
Si yjet qëndrojnë qiellit ndriçuar .!!.

Sherife Malo Allko
04 .04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com