Jeton me kujtimet e jetës – Xhuljeta Ferraj
JETON ME KUJTIMET E JETËS!
…………………………………………………………
Vin vërdall nëpër shtëpi,
Degjohet psherëtima e frymarjes,
Me duar të lidhura mbas belit,
Nëpër libra kërkon paqen.
Në ndonjë varg të shkurtër,
Zhytesh në historin e librit,
Për të harruar pak sot,
Trishtimin nga ky izolimi.
Dora rrëshket nëpër rafte,
Si duart mbi piano muzikale,
Pa dashur bien ca foto,
Të fshehura në faqet e librit.
Një foto të vjetër shef syri,
Kur ishe djalë me flokë të zi,
Hedh dorën prek fytyrën,
Uaaa, i thua vetes me lotë në sy.
I bërtet pasqyrës me inat,
Sikur të ka shkel në besë,
Më mirë krenohu me ata flokë,
Para se jeta të , të rrëmbej.
Këto ditë izolimi nga virusi,
Jeton me kujtimet e jetës,
I rrethuar nga heshtja e viteve,
Me mallëngjim pret nesër gëzimin.
Se prapë do jesh i lirë,
Si zogu në fluturim,
Do kesh mall për ata libra,
Dhe për ato kujtime të vjetra.
…………………………………………………….
Autorja-Xhuljeta- Ferraj -Parma- Itali-4/04/2020.