E mbas vitesh – Natasha Limaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
E MBAS VITESH
Menduar se koha tretur
Pakëzën që na kish mbetur…
E vakëta përmbi buzë
Çakërdisje , zjarr në muzë…
Disa fjalëza gjysmake..
Bër-bër-bër…, seç bëlbëzova…
Dhe me muzë e pazonja
Të tregoj ,ç’magji provova..
Pakëza thëngjillizuar
E vakëta përvëlimë…
Flak “ Olimpi “ dhe mbas vitesh
Shpirtin tënd e shpirtin tim!…
N . L . ( F ) .
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com