August 7, 2024

Akrostik(kushtuar simbolit të Lirisë dhe Pavarësisë – Adem Demaçit) – Lumni Nimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Përshëndetje miqësia ime, me një poezi për Bacë Ademin.

Sot në këtë kohë pandemie, të mbyllur në shtëpitë tona, nuk e kemi lehtë, edhepse i kemi të dashurit tanë pranë…
Po të kujtojmë Bacë Ademin, ai ishte i burgosur 29 vjet…

Akrostik
( kushtuar simbolit të Lirisë dhe Pavarësisë – Adem Demaçit)

Bacë
B ir kolos i Truallit arbëror.
A tdhetar në altarë Shqipërie.
C ili arriti të prekë diellin me dorë?!
Ë shtë krenari jona e simbol Pavarësie.

A s’është Adami i parë n’Bibël e Kuran?!
D ritë e vetme në shandan Dardanie.
E rrësirën e natës njëqindvjeçare çan’
M isionar i kombit, flamur e themel Lirie.

D amarët tokës mëmë ia shterrën…
E gjarpërinjtë gjak, s’u ngopën kurrë.
M oisiu çau detin me shkop magjie.
A demi ynë robërinë e theu si burrë.
Ç erpikë s’lëkundi para asnjë krajlie.
I pari ndër të parët u shkri kandil Lirie.
T’jetojmë ne Bacë, se Ti: – S’vdes kurrë!

04. 04. 2020
Lumni Nimani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com