Unë jam arbëresh – Musa Jupolli
Musa Jupolli
Unë jam arbëresh
Joni dhe Arbëreshët
Deti Jon e ka fjalën, fjalën që e mbanë
Muzikë e poezi ilire, dashuri e virgjër
Muzë e dehjeve, e kalura kërkon penë
Plagë e gëzime larë me lot, valë deti Jon
Deti im në dritarën time, diell që shkon
Diell që vjen në benediktim t’udhëtarit
I ep pemën e bregut tënd, etjën ta shuaj
Në atë anë të bregut, ke arbërshet tanë
Dy banime të moçme ilire, që flasin shqip
Që flasin me gjuhën tënde deti im
Me të njejtën orë të fjetjës e zgjimit
Me të njejtin diell, me të njejtën hënë
Liria e detit Jon, me mallë u vie në përqafim
O arbëreshët e këmbanave të Meshës sonë
Mbështjellur me dallgët e shpirtit tim
Jeronim de Rada pellazgu i filozofisë sonë !
03.04.2018