Politika dhe poezia – Shefqet Dibrani
POLITIKA DHE POEZIA
Si lavirja më tërhoqe pas vetes – Politikë?!
në ty e mbi ty, si kasnec i privilegjuar unë u ndjeva
në Ty i mësova fshehtësitë, metaforat e dredhitë
unë naivi – Politikës kurvë – sekretet ia zbulova
Asnjëherë nuk besova se Ti poezia ime do më braktisje asnjëherë
e tani ndjehem i vetmuar sikurse i mbeturi në shkretëtirë
ku e rrahin erërat e forta të mbuluara me pluhur
me pluhurin e harresës mungesës dashurisë
Më fal pse të lash të vetmuar, por harruar s’të kam kurrë
u hamenda pas dalldisjeve të At(e)Dheut
e pluhuri i Politikës sytë mi verboi, të dy sytë
andaj kthehu të lutem kthehu Poezia ime se të dua
Kam mall për ty, mall kam e sytë më janë verbuar
sido që të jesh katandisur, s‘të nxora kurrë nga Dhembja…
Poezia ime
(CH – St. Gallen, Shefqet Dibrani)