August 10, 2024

Duke pritur lirinë e vjedhur – Jan A Kosova

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Duke pritur lirinë e vjedhur

Larg bjeshkëve, rrugëve të botës duke bredhur
Vuaj me shpirt kur ju shoh, sikur lulet nën vesë
Sa gjatë jeni mbyllur duke pritur lirinë e vjedhur

Nuk janë vëtëm lutje, nuk është vëtëm shpresë
Se errësirës i vjen fundi, e prap do të kemi dritë
Ndoshta do t’i vlerësojmë, dashuri, fjalë e besë

E keqja do të mbarojë,jeta fillon përsëri një ditë
E në Dardani e Mirditë valle kemi për të hedhur
Do fillojmë në Rugovë,do e mbarojmë në Selitë

E do vjen një ditë së bashku do jemi mbledhur
Vuaj me shpirt kur ju shoh, sikur lulet nën vesë
Larg bjeshkëve, rrugëve të botës duke bredhur

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com