Det… – Suzana Alimani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DET…
Njëra-tjetrën ndjekin dallgët
bregu rrëqethet, fillon gëlon
pjesë-pjesë shkeputen nga brigjet,
gjiri tkurret, brinjët shtrëngon.
Shkëputen brigje, pjesë ranore
ca alga ngrihen, marrin pushtet
ndër dallgë që dynden të babëzitura
dhe ankoruar, një barkë rrëshket.
Tërë turfullimë zënë perplasen
në guva, brigje, rrëzë një shkëmbi
të krijojnë zgavra, rrënojnë themelet
rreth tij që s’tundet aspak nga vëndi.
Lodhur, shkumuar fillojnë tërhiqen
mposhtur, dështuar lëshojnë pushtet
në kthim mbllaçisin brigje ranore
perla lënë jashtë dhe det…
det…
det…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com