August 5, 2024

Ndër imazhe…! – Asja Mulgeci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ndër imazhe!..

Nê çdo prekje t’trupit,
ndjej afshin tand,
s’u fshi kurr,
ajo arom,
që m’dehu…
e shpirtin,
ma pat trand,
ndër kujtime tretem,
e rrëshqas,
vragave të jetës,
mshtes buzët,
në trupin tem,
të sjell aty,
me nji t mbushun frym,
ngjitur vetes,
ledhat ti nis me ofsham,
në krah dielli,
e ti ul mbi sy, ylberuar,
ftyren ta mbuloj,
me flokt e mij,
zhytun në oazin tim,
parajsor…
e tan bota stopon aty,
ajo çka gjallon,
jemi…
vetem une, edhe ti,
ndër imazhe, sillem,
si “zonj e tokës”
mbas shpine kam hedh,
krejt çka s’më duhet ,
që t’jem e lumtur,
guxoj aq shum,
sa bota…
frikshëm dridhet,
druhet…
“mos shuhet”
Asja Mulgeci
05.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com