August 4, 2024

Nektarja e qypit ! – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NEKTARJA E QYPIT!
………………………………………………………
Sa i ëmbël është mjalti,
Ai i fillimit të qypit të shijon,
Kur priten hojet në pranverë,
Si nusja kur vin për herë të parë.

Kur dielli bën dritë,
Dhe del në shesh njeriu i vërtetë,
Atëherë qypi fillon e mban erë,
Nektarja nuk është më e mirë.

Sa shijonte mbi bukë,
Ai mjaltë pranvere dikur,
Ndër vite ajo të lau teshat,
Tani e quan nektaren “kurvë”.

Princeshë e thërrite atë ditë,
Kur ajo të dhuroj një fëmijë,
Tani i ke xhepat e shpuar,
As buk nuk sjell në shtëpi.

Puthjet e saj ishin nekatar,
E ushqyen ndër vite dashurin,
Pastaj e quajte “psikopate”
Atë nektare që të mbajti shtëpinë.

Dikur ja puthje lëkurën,
Të bardhë si bora mbi mal,
Pastaj u bëre piktor….
Ja spërkate gjakun mbi trup.

Ndër vite u boshatis mjalti,
Dhe ngeli balta e punuar me dorë,
Ajo prapë ngeli fillim i qypit,
Sot e shijon një tjetër Mbret.
………………………………………………………….
Autorja -Xhuljeta-Ferraj-Parma -Italia -7/04/2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com