Kohë ! – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KOHË
Ti rrudhësh çdo ditë
Kur mungojnë duart e ngrohta
Që shtrihen drejt diellit
Me puthje rrezesh të arta
Kur botën e përqafojmë
Pa djallëzi
Ti na i merr ëndrrat
Kur harrojmë
Një përshëndetje s’i bëjmë
As trumcakut në degë ulliri
As detit
Që mban mëri
Kur harrojmë t’ia prekim
Flokët sytë
Rrudhat e ballit
Kohë !
8.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com