August 7, 2024

Heronjve të humbur në luftën e Kosovës – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Heronjve të humbur në luftën e Kosovës

Ku je o vëlla, ku je o mik, ku je njeri
Në dhe të lirë, në dhe të shtrenjtë, në dhe të zi
Mbase je shpirt, që vjen vërdallë, qiellit tënd
Me një flamur,kuq edhe zi, me të ndërmënd
Mbase u bëre, zog i ndërkryer, me pendë të lehtë
Në një gëmushë, a në folezë, në vend të fshehtë
E na shikon, për besë të atit, nënës për besë
Na ndiell paqe, paqe të gjatë, na ndiell shpresë
Dje ishte keq, sot ish e vrarët, nesër më mirë
Kishte ca hije, qiellit lart, në errësirë
A ishe ti, a ishit ju, humbur andej
Ndoshta vazhdon, lufta pa fund, ka një betejë
Mes përmendoresh,gdhendur me gur, në Kaçanik
Ku je vëlla, ku je njeri, ku je o mik
Malli na mori, të shoh me plis, vënë mbi krye
Ti vë një shqipe, ti vë një shenjë, ti ve ca yje
Se yje mbetët, përherë të ndezur, pashuar kurrë
Se s’vdes një komb, nuk vdes kjo tokë, kur vdes një burrë

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com