August 10, 2024

I fola zemrës – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I FOLA ZEMRËS…!

Çdo ditë që lind ,unë flas me zemrën
Dhe zemra më përgjigjet shpejt,menjeherë.,
Zemra ime perherë i jep krahë ëndërrës,
Ëndrrat për mua,kanë vetëm një stinë,një emër, pranverë..!

Sot,unë prapë,si gjithmonë, i fola zemrës.
Dhe zemra sot,prapë mu përgjigj me zërin tënd,
Zëri yt një jetë zemër,i jep krahë ëndërrës,
Tek imja zemër,ka hedhë rrënjë ,ka zënë vënd !

Sot,para pasqyrës,si gjithmonë,unë ju fola syve.
Por në bebëzat e syve ,prapë m’u shfaqe ty,
Buzëqeshje ëmbël,ashtu si hëna ndër yje ,
Nje det lumturie pashë unë ,në ata sy..!

Sot ,unë fola me zemrën,siç një jetë i flas .
Zemra emrin tënd tek veshi,lehtë më tha ,më peshperiti,
Si një fllad i lehtë ,qetësisht e gjithë gaz,
Lehtaz.,siç di vetëm ty,në zemrën time trokiti !

Sot..,fola me yjet,që miliarda vjet bëjnë dritë,
Yjet vetëm emrin tënd,si kostelacion yjor më shkruan ,
Befas,atje lart, në qiell ,yjet më ikën nga sytë.
Ndriçoje vetëm ty, yjet ikën e dashur, u shuan !!

Sot i fola zemrës,por zemra jote ëmbel më tha ca fjalë.
Zemrat tona,e dashur kanë një shekull që janë bashkuar..
“Të dua,i foli zemra zemrës,thjesht,njerëzisht ,
ngadalë.,
Sot,folën zemrat,thanë magjiken fjalë; “Me ty përjetësisht ..,jam i dashuruar” !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com