August 7, 2024

Moj e ëmbla ime – Natasha Limaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOJ E EMBELA IME…

Moj nënokja ime,sa herë të kujtoj,
Ledhatimin tënd,më duket provoj.
Në qoshk te oxhaku,vë kokën në prehër,
Ngrohemi të dyja,porsi një e tërë.
Zjarri bubulak ,kërcunjtë i përpin,
Flaka gjuhëmadhe, rrotull tij lëpin.
Shkëndijat si yje hidhen ,xixëllojnë,
Fërshëllen bujashka,Kush na mban në gojë?!…
Kongjillin me mashë, qëllon të thërmohet,
Shpuza flakërimë ,dhoma ,oh, sa ngrohet!…
Rrinim ne të dyja ,deri natën vonë,
Ndonjëherë më thua ,një tregim lexomë!..
Nis lexoj ,me patos “Dita e flamurit”
Ti nënokja ime, lotë ç’derdhe,prej syrit.
Kalon mesi i natës ,a do flemë ,moj bijë?..
Mbuloi me pak hi ,ata dy kongjijë!…
Krevati na priste, në të djathtë, të dhomës,
Bardhësi çarçafët ,si lule dëborës.
Për të ngrohur vendin ,përpara ti shkon,
Duart nënë sqetulla, fortë m`i shtrëngon.
Ah, këmbët e mia…akull ,cingërimë…
Më thoshje : t`i ngrohësh,afroi barkut tim.
Eh ,ti moj nënoke ,sa sakrifikoje!…
Tortura çnjerëzore ,për mua duroje.
Ti duroje ftomën ,ti duroje vapën ,
Dhe lodhjen sfilitëse ,të kënaqje vajzën.
Moj e shtrenjta ime ,shtëpinë,kur pastroje,
Zhgarravina gjeje ,nën dyshek i çoje!…
Dhe më pyesje mua,po këto i do?…
Mos i ke të shkollës ,mblidhi bijëzo!…
Moj e ëmbëla ime,herët në mëngjes,
Më ulesh te shtrati ,më zgjon me kujdes.
Dhe ,kur vij, nga shkolla ,buzagaz më pret,
Përpara te porta ,fillon e më pyet.
Mirë kalove sot,moj e vogla ime?…
A more ndopak ,nga ato mësime?..
Unë ,po e uritur,të them:ç`më ke bërë?…
Ti ,gjithmonë e qeshur , një vezë të tërë!…
Vetullat i ngrys,veza do më ngop?!…
Ti më fërkon krahët,është e” madhe”plot…
Eh ,nënokja ime ,gjithmonë duke qeshur,
Shpirti yt i butë,me hyjnoren veshur!…
Eh, nënokja ime ,kurrë nuk u mërzite.
Dekada me radhë ,për ne u sfilite….

Me nostalgji dhe dashuri të pakufijshme ,për hyjnoren nënë!…
Natasha Limaj ( Fejzaj ) 2004 .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com