E vura në Kuvend ! – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
E VURA NË KUVEND
Pastaj i bëra një akuzë me letër
ËNDRRËS mbrëmë
Ka kohë që më end pa fanarë
Në Lindje e Perëndim
Gjyqtarë avokatë me kravata
Patriot dite që vrapojnë pas kokrrave
Në kohë pandemie
Thejnë rregulla dite flasin zëshëm
Me zë Partie
Unë e vura në kuvend ëndrrën
Që ka bërë thonj maceje
E grrith letrat mbi tavolinë
Natë klithme me ëndrrën
Që nuk erdhi horizontalisht
Po vjen
Me buzëqeshje të ndrydhur
Sikur janë duke e ndjekur
Plëngprishës barkmajmurit
E kësaj stine të thyer
Nëpër rrugët paskaj
E vura në Kuvend!
10.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com