August 13, 2024

Dikur më ndodhte shpesh – Skender Rusi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DIKUR MË NDODHTE SHPESH

I bëja natës ftesë, për një kafe,
Se më pëlqente,por edhe më duhej!
Në ora një,kur gjumi sytë hapte,
Përballë meje, ajo vinte, ulej!

Vetëm flokët i kishte prej nate,
Se trupi, krejt, asaj i farfurinte!
Sa herë e prekja, për çudi, me zjarrthe,
Më mbushej prej asaj dhe dora ime!

Nuk di pse ty, ajo, aq shumë të ngjante,
Ty, që prej meje, tashmë, ishe e ikur!
Ajo si ti lexonte dhe filxhanet,
Si ti, me gjarpërinj, më shihte lidhur!

Dhe veç kur dita ishte shumë afër,
Ikte prej meje, ikte,zhdukej fare!
Unë s’di të ngrihem
si somnambul,natën,
Por di që ende kam,në duar zjarre!

Dhe e di mirë që ende s’kam lajthitur,
Si mund të flas me netët
që shpirt s’kanë?!
Por ende nuk e di pse pranë shtratit,
Sa zgjohem nuk gjej një,
por dy filxhanë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com