Vargje o ju vargje – Pullumb Ahmeti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VARGJE O JU VARGJJE
Pullumb Ahmeti
Vargje që çelën bozhure,
vargje që shprehën ndjenja,
vargje që shpirtrave thuren,
vargje që rrënqethin skena…
Vargje ku penat i shkruan,
vargje ku shpirtrat lënduan,
vargje ku lotët rrëke çurguan,
vargje ku zemrat shkrumbuan…
Vargje sa netë pa gjumë i lanë,
vargje sa lotë mben letrave tharë,
vargje sa shumë yjeve ju thanë,
vargje sa herë u dogjën në zjarr…
Vargje të kënduar nga dashuria,
vargje të mbyllura nga xhelozia,
vargje të vrarë shpesh tradhëtia.
Po ju ku bëni pjes vargjet e mia??
***
Vargje Ahmetiane11/04/2017 ,,,ora 14”23”
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com