August 15, 2024

Më fal pranverë – Fani Duro

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më fal pranverë
————————-

E përcolla në vështrim pjalmin e luleve.
Përmes degëve varur, parkut që hesht.
Petalet që ranë pa puthjen e buzëve
Malli përmes xhamit, ngjyrat mi tret!

Pranvera këtë rradhë pse mu zemërua.
Dhe zogjëve s’ju bashkova në cicërim.
As në dritare nuk erdhën të rrinin me mua.
Në shpirt gjelbërimi më mbeti kujtim!

Më fal o pranver e bukur, më fal.
Dhe ju o bletëza ju lutem, më falni.
Dikush më la brënda mbyllur, këtë rradh
Në emër të jetës, mëri mos më mbani!

Kur prap ju të vini, pranvera të tjera.
Kudo nëpër degë ne bashk do të jemi.
S’do jem në dritare i mbyllur në brenga.
Por brënda mes sythash ju do t’më gjeni!

Fani Duro Prill 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com