August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E DIEL

Le të rrjedh cdo gjë si do vetë
Si lumi nëpër luginën e hapur
Me gjoks dallgësh

Nganjë herë kot i flet qiellit
Që ka zemër guri

Kot e grish muzën
Kur rri e heshtur në strofull

E diel
Asgjë s’lëviz as sot

Shiu është ndal
Në stacionin e pritjeve!

Le të rrjedh cdo gjë…

Oslo, më 12.4.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com