August 7, 2024

Do ja dalim – Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DO JA DALIM…

Do ja dalim, refreni i ditëve sot
ai del mes ankthit dhe frikës,
çdo ditë që lind përzier me lot
jetojmë me frymën e shpresës.

Ikë tani, se s’po durojmë dot më
na more shpirtin ka ditë e javë,
na lerë të qetë mos na bëj më gjë
dhe si të ikësh, mos ajde më.

Ende s’je ngopur ti misterjos
ju thaftë truri atij shkencëtari,
me popullin e tij lojti bixhos
që këtë virus vrasës e nxorri.

Do ja dalim edhe këtë herë
refren i ditëve plot shpresë,
kjo që na bëre, s’arohet kurrë
dhe e paharuar do të mbesë.

Do ja dalim, ngushëllimi sot
do ja dalim, forca e shpresës,
kudo kjo fjalë përlyer me lot
që pushton harenën e botës.

Në fund të tynelit shihet dritë
vrulli, intensiteti do bien vërtet,
shpresa vjen e ritet çdo ditë
do ja dalim shpresa po flet.

Besnik Memelli
10.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com