Ndonjëherë vargjet… – Rifat Ismaili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NDONJËHERË, VARGJET…
Nganjëherë, vargjet i thërret e s’vijnë
Janë përgjumur në folenë e mendjes
Si çupëza përtace,ngrihen e shtrihen
Rimbulohen me çarçafin e shkujdesjes…
Nganjëherë vargjet burojnë vetiu
Si shiu i rrëmbyer në mes të verës
Ku dhe ti habitesh nga kjo çartje kënaqësie
Gjithë ky thesar,ku fshihej, se dije…
Nganjëherë,vargjet janë si të paralizuar
Gjallojnë të qullëta pa forcë e pa formë
Vyshken pa i hedhur ende në letër
Si zogu i palindur brenda vezës…
Nganjëherë, vargjet gugasin si pëllumbat
Zgjojnë mëngjesin me cicërimën e tyre
Përzihen me piklat e vockla të vesës
Të ngulen ne mendje…si shigjeta dashurie…
Shtator 2019
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com