Meditim çasti – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MEDITIM CASTI
Ha herë vij deri tek ti Fjalë
Më duket se hyj me Ty
Nè një betejë të re
Marr vetëm një buzëqeshje
Që ma ndrydh botën time
Sa një kokërr gruri
Kur ik nga ky vargzjarr
Mbyll sytë e meditoj
Po udhën s’e gjej askund
Dyert e mbyllura me dry
Si perde të hekurta
Sa herë kam marr ëndrrën time
Nëpër netët pa gjumë
Dhe kam bërë kalanë prej Guri?
Po kurrë nuk erdhi si e desha
As kurrë s’do të vijë…
Erë murlani fryn mbi cati!
13.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com